LAJMI I FUNDIT:

Tetë muaj burg për drejtorin e Buxhetit dhe Financave të Komunës së Kllokotit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Tetë muaj burg për drejtorin e Buxhetit dhe Financave të Komunës së Kllokotit, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N. N., duke e i shqiptuar dënim prej tetë  muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në njoftimin e bërë për media nga Gjykata Themelore në Gjilan, thuhet se i akuzuari N. N. në gusht të vitit 2015 deri në prill 2017, në cilësinë e drejtorit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Kllokotit, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, në atë mënyrë pa qenë i autorizuar ka bërë pranimin e të hollave prej 14.013,50 euro nga zyrtari B.B., arkëtari B. T. dhe Zh. V., të cilat të holla kanë qenë rrjedhojë e inkasimit të taksave për shërbime komunale, ashtu që shumën prej 3.623,00 euro ka transferuar në llogarinë bankare të komunës, ndërsa nuk e ka dorëzuar shumën prej 10.390.50 euro, duke përfituar për vete dhe duke i shkaktuar dëm komunës për shumën e lartcekur, transmeton Telegrafi.


Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit, duke i shqiptuar dënim prej tetë muaj burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori