LAJMI I FUNDIT:

Tetë mënyra si të kombinojmë një bluzë të bardhë

Tetë mënyra si të kombinojmë një bluzë të bardhë

Moda ndryshon gjithmonë dhe tendencat janë nga më të ndryshmet por një bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra apo një këmishë, është gjithmonë aty në dollapin tonë

Sigurisht jo vetëm sepse e bardha nxjerrë në pah tiparet tona por është lehtësisht e kombinueshme.

Bluzën e bardhë mund ta veshim me çdo gjë, me xhinse, me fund, me pantallona të gjata apo të shkurtra, me taka apo me atlete. Me pak fjalë është veshja që të nxjerrë nga çdo situatë.

Megjithatë shpesh herë para pasqyrës bllokohemi dhe nuk dimë çfarë të veshim apo si të kombinojmë veshjen tonë.

Shikoni propozimet tona për të zbuluar kombinimet më të bukura që mund të bëni me një bluzë apo këmishë të bardhë të thjeshtë.

Këmishë e bardhë, xhinse dhe taka.

1. Këmishë e bardhë, xhinse dhe taka

Bluzë e bardhë, pantallona të shkurtra lëkurë dhe çantë e vogël me rrip të gjatë

2. Bluzë e bardhë, pantallona të shkurtra lëkurë dhe çantë e vogël me rrip të gjatë

Këmishë e bardhë, fund me bel të lartë poshtë gjurit dhe taka.

3. Këmishë e bardhë, fund me bel të lartë poshtë gjurit dhe taka

Këmishë e bardhë, pantallona të zeza,taka.

4. Këmishë e bardhë, pantallona të zeza, këpucë me taka

Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të bardha.

5. Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të bardha

Këmishë e bardhë, pantallona të thjeshta.

6. Këmishë e bardhë, pantallona të thjeshta. Kushtojini rëndësi çantës dhe këpucëve

Xhinse të shkurtra( Mango), bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra

7. Xhinse të shkurtra, bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra dhe shapka

Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra, fund me motive dhe sandale gladiatori.

8. Bluzë e bardhë me mëngë të shkurtra, fund me motive dhe sandale gladiatori