LAJMI I FUNDIT:

Testimi në rrugë të hapur i dy Corvette Z06, krahas një Ferrari 458

Testimi në rrugë të hapur i dy Corvette Z06, krahas një Ferrari 458

Kjo është pamja më e mirë deri më tani, e modelit Corvette Z06

Javën e kaluar, Chevrolet bëri të ditur lajmin e shumëpritur, se më në fund, Corvette Z06 më në fund do të hyjë në prodhim, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, ka filluar një gjenerate e re e modeleve Corvette, pasi është bërë e ditur, se së në prodhim ka hyrë edhe Corvette Stingray.

Me këto makina të reja, duket se nuk është i kënaqur Chevrolet, që ka nisur ta testojë edhe Corvette Z06.

Derisa kishin shtresa të mëdha kamuflazhi, dy makina Corvette Z06 janë parë duke u testuar në një rrugë të hapur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk ia kanë fshehur përmasat e zgjeruara, që lënë të kuptohet se do të ketë brenda hapësirë shumë më të gjerë.

Brenda Corvette Z06 pritet ta jetë një motor i fuqishëm V8, njëjtë sikurse Ferrari 458, krahas të cilit janë parë duke u testuar dy makinat e reja.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugë, veturat arrinin shpejtësi të lartë, por që nuk dëgjohet edhe tingulli që lëshonin nga motorët. /Telegrafi/