LAJMI I FUNDIT:

Test i shkurtër inteligjence jashtëzakonisht i thjeshtë – ndërsa është e sigurt që të bëni së paku një gabim

Test i shkurtër inteligjence jashtëzakonisht i thjeshtë – ndërsa është e sigurt që të bëni së paku një gabim

Vetëm tri pyetje ju ndajnë nga ajo që të mësoni se a jeni person mesatar apo mjaft i talentuar 

Testi i reflektimit kognitiv është shpallur më i shkurtër i IQ-së, sepse përbëhet prej vetëm tri pyetjeve. Secila nga to është dizajnuar në atë mënyrë që të vlerësojë aftësitë tuaja për ta identifikuar problemin e thjeshtë, i cili pikërisht është më i vështirë se që në të vërtetë duket.


Ekspertët konstatojnë që secili që jep tri përgjigje të sakta është inteligjen që peshon, transmeton Telegrafi.

Testi IQ më i shkurtër:

1. Topi dhe shkopi i bejsbollit kushtojnë 1.10 euro. Shkopi kushton 1 euro më shumë se topi. Sa kushton topi?

2. Pesë makina për 5 minuta prodhojnë 5 vidha, sa kohë do të duhej që makinat të prodhojnë 100 vidha?

3. Në liqen gjendet një pjesë e mbuluar me zambak të ujit (Nymphaea Alba). Çdo ditë ajo pjesë dyfishohet në madhësi. Nëse janë të nevojshme 48 ditë që zambakët të mbulojë gjithë liqenin, për sa orë do ta mbulonte vetëm gjysmën e liqenit?

Nëse keni provuar t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, me siguri i jeni përgjigjur 0.10 centë pyetjes së parë, 100 minuta të dytës dhe 24 orë të tretës.

Nëse po, keni gabuar.

Këto janë përgjigjet e sakta:

1. Topi pikërisht ka kushtuar 0,05 euro.

Për këtë përgjigje është dashur të mendoni “jashtë kutisë”.

Edhe pse është e lehtë të supozohet që topi kushton 0.10 euro, kjo do të thoshte që shkopi atëherë kushton 1.10 euro, sepse është për një euro më i shtrenjtë.

2. Kanë qenë të nevojshme 5 minuta që të prodhohen 100 vidha.

Pesë makina mund të prodhojnë 5 vidha për 5 minuta. Kjo do të thotë që një makinë të prodhojë një vidhë për 5 minuta.

Prandaj, 100 makina mund të prodhojnë 100 vidha për 5 minuta.

3. Nevojiten 47 ditë që zambakët të mbulojë gjysmën e liqenit.

Grumbulli dyfishon madhësinë e vet çdo ditë derisa zgjerohet.

Kjo do të thotë që në ditën e 47-të, një ditë para se të mbulonte gjithë liqenin, ka qenë në gjysmë të rrugës deri te madhësia e plotë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
Asnjëherë mos e lini çelësin në bravë në pjesën e brendshme të derës, kjo nuk do t'i pengojë hajdutët – përkundrazi

Asnjëherë mos e lini çelësin në bravë në pjesën e brendshme të derës, kjo nuk do t'i pengojë hajdutët – përkundrazi

Këshilla dhe ide
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Kalo në kategori