LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të prezantojë gjatë kësaj jave një model të ri (Foto)

Tesla do të prezantojë gjatë kësaj jave një model të ri (Foto)

Njohësit e prodhuesit Tesla, supozojnë se mund të jetë një Roadster i ri

Duket se Mercedes EQC, nuk është e vetmja makinë elektrike që do të lansohet gjatë kësaj jave, pasi Tesla do ta sjellë një model misterioz po ashtu, transmeton Telegrafi.


Sipas Electrek, pronarëve të makinave Telsa iu është dërguar e-maili, ku mund të konkurrojnë për një ftesë VIP, që të marrin pjesë në Grand Basel që zhvillohet më 5 shtator.

Në organizimin që thuhet të jetë ‘më i miri, ku shfaqen kryeveprat e automobilizmit’ do të prezantohet edhe një model i ri, befasi nga Tesla.

Bazuar në pjesën anësore të një makine që shfaqet në ftesë, e cila besohet të jetë Roadster i parë që u lansuar më 2008, njohësit pretendojnë se mund të jetë pikërisht modeli i njëjtë, por me ndryshime të mëdha.

Megjithatë, Tesla njihet si kompani që nuk prezanton makinë në zhvillime të tilla, por kryesisht në organizime private. Të shfaqurit e një Roadster në atë panair, do ishte befasues dhe mundësi e mirë e krahasimi me makinat tjera. /Telegrafi/