LAJMI I FUNDIT:

Tesla planifikon të hapë fabrikë në Kinë

Tesla planifikon të hapë fabrikë në Kinë

Kompania Tesla Inc ka ndërmarrë një hap më afër vendosjes së fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Kinë, pasi sot ka bërë të ditur se ka nisur bisedimet me autoritetet komunale të qytetit Shanghai.

Tesla njoftoi se dëshiron të prodhojë vetura elektrike në Kinë, për t’iu shmangur tarifës prej 25 për qind mbi automjetet e importuara, shkruan Reuters.


Kompania nuk ka bërë të ditur kohën se kur do të nisë ndërtimin e fabrikës në Kinë, por tha se pret që këtë ta qartësojë deri në fund të vitit.

Aksionet e Tesla kanë arritur 1.5 për qind në 382 dollarë.

Qeveria qendrore në Kinë kërkon nga kompanitë e huaja sikurse Tesla që të ketë një partner kinez për prodhimin e veturave të reja, transmeton KosovaPress.

Tesla nuk ka bërë të ditur se cila kompani do të jetë partnere e saj, pavarësisht spekulimeve se Tencent Holdings Ltd mund të jetë njëra prej tyre.

Po ashtu, Tesla nuk ka bërë të ditur se cilat vetura planifikon që t’i ndërtojë në Kinë. Sidoqoftë, një furnizues i njohur me kompaninë ka bërë të ditur se këto mund të jenë modelet 3 Sedan dhe crossover model Y.

Prodhimi i Model 3 pritet të nisë në korrik në fabrikën e Tesla në Kalifornia, ndërsa modeli Y është përcaktuar të prodhohet kah mesi i vitit 2019.

Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i veturave amerikane, me një kapital të tregut prej më shumë se 60 miliardë dollarësh.

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori