LAJMI I FUNDIT:

Tesla bëhet viktimë e suksesit që e ka pasur deri më tani në Norvegji (Foto)

Tesla bëhet viktimë e suksesit që e ka pasur deri më tani në Norvegji (Foto)

Probleme të konsiderueshme, në shtetin ku e ka shitjen më të madhe

Viteve të fundit, Tesla ka shumë ulje dhe ngritje, transmeton Telegrafi. Ndër shkaktarët kryesorë ishin problemet në prodhim, si dhe të ruajturi e parave në bankë, për të pasur mundësi të vazhdojë rrjedhën e punëve.

Bloomberg raporton se kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, po ka problem në shtetin ku e ka shitjen më të madhe në botë.


Falë taksave atraktive dhe blerësve me të ardhura të mira, Norvegjia është shteti ku shiten më së shumti Tesla. Madje, ky shtet evropian, njihet për më së shumti makina elektrike për kokë banori.

Suksesit që ka pasur deri tani, Tesla i është gëzuar shumë, por tani ka probleme, sepse blerësit po ankohen për shërbimin e dobët sa i përket rregullimit. Gjithçka ka filluar me përhapjen e Model 3, që ishte shumë i kërkuar në tregun norvegjez, ndërsa kompania nuk hezitoi të eksportonte.

Meqenëse ka shumë makina Tesla, kërkesa për riparimin e tyre vazhdon të ritet, derisa kompania e ka të pamundur të sigurojë punëtoritë dhe stafin e kualifikuar, për rregullimin e dëmeve. Ndërtimi i dobët i Model 3, kryesisht lyerja jo kualitative, ishte ndër kërkesat kryesore për rregullim.

Raportohet se Tesla është në dijeni të këtij problemi, duke e konsideruar se është bërë viktimë e suksesit të vet, ndërsa premton se do të dyfishojë numrin e qendrave të shërbimeve. Në të njëjtën kohë, do të dyfishojë edhe qendrat e kontrollit, që të parandalojë dëmtimet e mundshme.

Kjo bëhet që të mos e humbë këtë treg të rrëndësishëm, ku makinat tjera elektrike janë duke u shtuar ndërsa nuk mungojnë alternativa si Polestar, që mund është shumë e interesuar t’ja zë Teslas pozitën që e ka. /Telegrafi/