Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, po kërkon që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së për të diskutuar dy propozimet e kryetarit Isa Mustafa, njëri për emërimin e Avdullah Hotit si vartës dhe njëri për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që i mbanë në parti.
Në një prononcim për Express, Tërmkolli thotë se pavarësisht veprimeve të dëmshme të Vjosa Osmanit, nuk mund të largohen njerëz nga partia në mënyrë aq të thjeshtë. Sipas saj, duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm dhe të debatohet për një gjë të tillë.
E pyetur nëse se çfarë do të bëjë me kërkesën e Mustafës për të votuar, Tërmkolli ka lënë të kuptojë se nuk do të votojë dhe se do të kërkoj debat në parti.
“Krejt çka mund të them është që për këtë punë duhet të mbahet takim dhe të debatohet. Duhet Këshilli me u taku edhe me debatu. Nuk është aq e thjeshtë. Çështjet janë pak më thellë sesa kaq. Nuk e besoj. Sipas të gjitha gjasave këtë do ta kërkoj, sipas krejt gjasave do ta kërkojë këtë. Duhet me debatu”, ka thënë Tërmkolli.
Për aktivisten e vjetër të LDK’së, nuk mund të largohen njerëzit “me një vijë” nga partia.
“Nuk bëhet me një vijë me i qit njerëzit edhe me i hek njerëzit, kushdo qoftë. Përkundër krejt sjelljeve shumë të dëmshme të Vjosës. Absolutisht sjelljet i ka totalisht të dëmshme pa diskutim. Po pavarësisht me një vijë askush s’mundet me u vnu e as me u heq. Kështu që duhet me u diskutu. Këshilli duhet me u mbledhë e me diskutu”, ka shtuar tutje Tërmkolli.
Ajo thotë se tashmë edhe kushtet për mbajtjen e takimeve janë krijuar dhe e konsideron si jo të drejtë nëse tentohet të shmanget debati.
“Tashmë kushtet janë kriju. Kuvendi po mban takime. Po mbahen takime tjera. Nuk jemi 1 mijë vetë aty”, ka përfunduar ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë