Një tërmet prej 5.9 shkallësh Rihter goditi sot Ishujt Dodekanezë në Greqi dhe zonën kufitare me Turqinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas deklaratës, epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje në një thellësi prej 2 kilometrave, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo për dëme materiale.

Efthimios Lekas, Profesor i gjeologjisë dhe President i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, tha në një deklaratë për mediet greke se ai ishte i “befasuar” nga tërmeti.

Duke folur për OREN, ai tha se një numër i madh tërmetesh u regjistruan në atë zonë muajin e kaluar, dhe sizmologët besuan se toka ishte qetësuar. /Telegrafi/