Arritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në ABC News. Ishim të parët, por mund të ishim edhe më shpejt, nëse unaza që të çon drejt Sanatoriumit nuk do të ishte aq shumë e bllokuar nga makinat dhe gjindja e përfshirë nga paniku. Nejse, nisëm një raportim me një video amatore dhe dy foto. Për ne mjaftojnë. Natyrisht, çuam nga gjumi jo vetëm gazetarët, por mbi të gjitha shtetarët.
Dinamika e një katastrofe të tillë nuk ka asnjëherë kohë. Duhen njerëz, mjete, ndihmë. Njerëz kemi, mjete nuk kemi, ndihmë japim si të mundemi.
Janë njerëzit e thjeshtë, policët, RENEA, ushtarë xhenierë që gjenden për fat aty rrotull e mbërrijnë me aq shpejtësi sa kanë takat, por të tërë kanë vetëm duart dhe zemrën e mirë që të shpëtojnë hallemadhët. Kemi një qeveri në këmbë, një kryeministër që shkon në Durrës, por nuk duken gjëkundi forcat dhe makineritë e shpëtimit. Ato priten të na vijnë nga Kosova, Italia, Greqia. Në Thumanë është një ekskavator, një karkalec. Dikush na shkruan që nuk ka qoftë një qen për be që të nuhasë për të mbijetuarit nën rrënoja.
Tërmeti e ka goditur Shqipërinë në orën 03.50, por ushtria i dërgon mjetet e veta gati katër orë më vonë. Thumana nga Tirana është vetëm 35 minuta larg.
Padyshim, ka dëshirë për të shpëtuar jetë, me thonj, por një qysqi sado e madhe të jetë dëshira është veç një qysqi.
Në dakikin, kur një trup i pajetë dilte nga rrënojat, shtabi i emergjencës na bënte me dije se do të ishte Live në Facebook. Mekanizmi i propagandës u vu në lëvizje, por rrënojat nuk gërmohen me statuse në rrjete sociale, lutje, thua se i kemi ministrat klerikë fetarë.
Njerëzit raportojnë si të munden dhe thonë të vërtetën; kanë frikë, duan ndihmë. Spitalet mbushen plot, por në rrënoja ka ende të gjallë dhe ajo që duket me sy në operacionet e shpëtimit rrëfen mjerimin e këtij shteti që beson vetëm në propagandë.
Është ende herët, por lejet e ndërtimit në rërë buzë detit, tollovia e pallateve në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë po na kthen reston e mbjelljes të tokës me beton. Njerëzit po i blejnë këto banesa me shumë para, por në fund edhe me jetë.
I vetmi që nuk tundet vendit është Teatri Kombëtar, të cilin thanë se një tërmet do e shembë, por ai nuk pyet, nuk ka një krisje. Por, ata duan ta prishin që të ndërtojnë pallate, në mënyrë që ato të na zënë brenda të nesërmen.
Sot, Shqipëria është në gjunjë, jo vetëm nga Zoti, por edhe nga këta që i bëjnë mbledhjet e emergjencës Live në Facebook.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre