Tërmeti në Shqipëri, Komuna e Prishtinës ndihmon me 50 mijë euro

Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi sot në mënyrë unanime për ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.
Po ashtu është bërë e ditur se ekipe të inxhinierëve nga komuna dhe NPB do t’i bashkëngjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipëria për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla në Durrës e rrethinë.
Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë asamblistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës. /kp/
Nga
Telegrafi
27/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































