LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Marok, ky fëmijë filloi jetën në tendë – nëna e tij tregon se si përfunduan aty

Tërmeti në Marok, ky fëmijë filloi jetën në tendë – nëna e tij tregon se si përfunduan aty

Foshnja e Khadijas nuk ka ende një emër, por shtëpia e saj e parë është një tendë buzë rrugës.

Ajo ka lindur vetëm disa minuta para se tërmeti vdekjeprurës i Marokut të godiste mbrëmjen e së premtes, përcjell Telegrafi.


Megjithëse nëna dhe vajza ishin të padëmtuara, spitali në Marrakesh ku ata ndodheshin u evakuua.

Tërmeti në Marok, momenti kur një burrë largohet “në sekondën e fundit” nga ndërtesa që veçse filloi të rrëzohej
Lexo po ashtu Tërmeti në Marok, momenti kur një burrë largohet “në sekondën e fundit” nga ndërtesa që veçse filloi të rrëzohej

Pas një kontrolli të shpejtë, atyre iu kërkua të largoheshin vetëm tri orë pas lindjes.

“Ata na thanë se duhej të largoheshim për shkak të frikës nga pasgoditjet”, theksoi ajo.

Me të porsalindurin e tyre, Khadija dhe burri i saj u përpoqën të merrnin një taksi herët të shtunën për në shtëpinë e tyre në Taddart në malet e Atlasit, rreth 65 km (40 milje) nga Marrakesh.

Por gjatë rrugës për atje ata konstatuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe arritën vetëm deri në fshatin Asni.

Kështu, familja që nga ajo kohë jeton në një tendë buzë rrugës kryesore.

Pamje nga fshati ku pothuajse gjysma e njerëzve të tij janë konfirmuar të vdekur, pas tërmetit shkatërrues në Marok
Lexo po ashtu Pamje nga fshati ku pothuajse gjysma e njerëzve të tij janë konfirmuar të vdekur, pas tërmetit shkatërrues në Marok

“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga autoritetet”, ka thënë ajo, duke mbajtur fëmijën e saj ndërsa ishte strehuar nga dielli.

“Ne i kemi kërkuar disa njerëzve në këtë fshat batanije që të kemi diçka për të na mbuluar”. “Por ne kemi vetëm Zotin”, shtoi ajo.

Ajo tregoi se ka vetëm një komplet rrobash për fëmijën.

Miqtë nga vendlindja e tyre i kanë thënë familjes se shtëpia e tyre është dëmtuar rëndë dhe ata nuk e dinë se kur mund të kenë një vend të përshtatshëm për të qëndruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori