LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti jo i rastësishëm i gazetës gjermane ‘Bild’: Peter Tiede komenton vendimin e Metës

Tërmeti jo i rastësishëm i gazetës gjermane ‘Bild’: Peter Tiede komenton vendimin e Metës

Ata që e njohin gazetarinë gjermane, e dinë se gazeta më e madhe europiane, “Bild, dhe revista më e madhe europiane, “Spiegel”, nuk e preferojnë shumë njëra-tjetrën.

Megjithatë, gazeta në krahun e djathtë dhe revista në krahun e majtë, kanë prodhuar kaq shumë raportime të rëndësishme, investigime dhe analiza që kanë sjellë jo pak ‘tërmete’ në Gjermani dhe përtej, shkruan Mapo në një artikull të sajin, i cili vjen pas shkrimit të sotëm të revistës gjermane lidhur me vendimin e presidentit Meta për të anulluar 30 qershorin.

“Bild” tronditi politikën dhe opinionin publik në Shqipëri me dy shkrimet e saj lidhur me përgjimet e dosjes së famshme “339”.

Por “Spiegel” nga ana tjetër, në një shkrim ku thekson se demokracia është në krizë në Shqipëri, i jep meritat e duhura shkrimeve të ‘Bild’, madje poston një link për përgjimet.

Shkrimet janë meritë e Peter Tiede, gazetarit gjerman, që u bë hero në Shqipëri, madje emri i tij shihej nëpër parullat e protestës së ditës së shtunë.

Vetë Tiede reagoi pasi kreu i shtetit, Ilir Meta vendosi të anulojë zgjedhjet, ndërsa emri i gazetarit gjerman shihej në duart e protestuesve.

“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.

Për ata që dinë të lexojnë situatat, e dinë se ‘tërmeti’ që erdhi nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, nuk është krejt i rastësishëm. Për më tepër, kur thuhet se tërmeti nuk di të ndalet pasi gazetari i saj, Peter Tiede ka paralajmëruar të tjera ‘bomba’.

Gjermanët janë njerëz që ecin vetëm me plan. /Mapo/