Ndërsa toka u dridh nga një tërmet 5.2 ballë mangitudë, një tufë elefantësh në parkun Safari të kopshtit zoologjik të San Diegos u nis për të mbrojtur të vegjlit e tyre.

Një video e shkrepur në park të hënën në mëngjes tregon pesë elefantët që qëndrojnë përreth, përpara se kamera të dridhet dhe ata vrapojnë në drejtime të ndryshme.


Pastaj elefantët më të vjetër - Ndlula, Umngani, Khosi - përpiqen të rrethojnë dhe mbrojnë dy të vegjlit 7-vjeçarë Zuli dhe Mkhaya nga çdo kërcënim i mundshëm, transmeton Telegrafi.

Ata qëndrojnë të grumbulluar për disa minuta ndërsa elefantët më të vjetër duken nga jashtë se janë gati, veshët e tyre të përhapur - edhe pasi lëkundjet ndaluan.

Tërmeti u ndje nga San Diego në Los Anxhelos, 193 kilometra larg. Kjo bëri që gurë të bien në rrugët rurale në kontenë San Diego dhe rrëzoi sendet nga raftet e dyqaneve në qytetin e vogël malor të Julian pranë epiqendrës, por nuk shkaktoi lëndime apo dëme të mëdha. /Telegrafi/