LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Mianmar – momenti kur shemben ndërtesat në Tajlandë

Tërmet i fuqishëm në Mianmar – momenti kur shemben ndërtesat në Tajlandë

Një tërmet i fuqishëm goditi Myanmarin qendror të premten, sipas shërbimeve të monitorimit të tërmeteve, duke shkaktuar panik në disa rajone dhe duke ndikuar edhe në Bangkok, ku qindra njerëz dolën me panik nga ndërtesat pas lëkundjeve të fuqishme.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 dhe ishte në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), duke e bërë atë një nga tërmetet më të forta të regjistruara kohët e fundit në rajon. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë, përfshirë vendet fqinje si Tajlanda dhe Bangladeshi.

Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar
Lexo po ashtu Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Në pamjet që po publikohen në rrjetet sociale shihet një ndërtesë duke u shembur, e cila raportohet se ishte në ndërtim e sipër.


Gjithashtu në një video tjetër, qytetarët shihet të befasuar me atë që po shohin – ku një ndërtesë ishte shembur.

Disa banorë raportuan se uji doli nga pishinat për shkak të lëkundjeve të fuqishme, ndërsa disa godina të larta dridheshin për disa sekonda.

Ndryshe, epiqendra e tërmetit ishte rreth 17.2 km nga qyteti Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milion banorësh, sipas USGS.

Ndërkohë, autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje:

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Botë
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Amerika
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Kalo në kategori