LAJMI I FUNDIT:

Tërhoqën 95 mijë euro nga llogaria bankare e një personi tjetër, kërkohet paraburgim ndaj dy personave

Tërhoqën 95 mijë euro nga llogaria bankare e një personi tjetër, kërkohet paraburgim ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi”, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri I.A., më 17 nëntor 2021, në kohë të pacaktuar, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me dashje dhe qëllim që vetes të i sjell dobi pasurore të kundërligjshme kishte keqpërdor besimin duke mos përmbushur detyrimet e pozitës së menaxherit të BKT-së- dega Pejton në Prishtinë, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.


“Po ashtu, ndaj të pandehurve I.A., dhe Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i pandehuri Sh.B., me anë të paraqitjes së rreme si klient, me dashje kanë sjell në lajthim zyrtarët e BKT-Dega në Ferizaj, duke nxitur që të kryejnë veprim në dëm të pasurisë së të dëmtuarit D.G., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin I.A., njëherit menaxher në BKT-dega në Pejton, i cili duke mos verifikuar fare personin e thirrur në emrin e klientit D.G., është i vërteti, bisedon në telefon me homologun e BKT-Dega në Ferizaj dhe i rekomandon nëpunëses së tij që të shkruaj një e-mail degës në Ferizaj lidhur me atë që klienti do të vijë pasdite për tërheqjen e shumës prej nëntëdhjetë e pesë mijë (95,000) euro, ashtu që i pandehuri Sh.B., ka shkuar në ditën kritike dhe ka tërhequr shumën e parave të lartcekura, me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘Mashtrimi’”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin Sh.B., ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 nëntor 2021, në Ferizaj, përkatësisht në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo ndonjë person tjetër, me dashje dhe pa autorizim, ka nënshkruar në vend të klientit tani të dëmtuarit D.G., për tërheqjen e shumës prej 95 mijë euro, me këtë kishe për të kryer veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori