Real Madridi dhe Atletico Madridi do të kenë punë me ekipe të rangjeve më të ulëta në 1/8 të finales së Copa del Rey.

Të martën është tërhequr shorti për rrethin e ardhshëm të Copa del Rey ku, Atletico përballet me Lleidan dhe Reali me Numancian.


Barcelona ka punë shumë të vështirë në udhëtim te Celta Vigo, ku do të duhet të luftojë shumë për trofeun e kupës.

Ndeshjet e para zhvillohen në datat 2 dhe 4 janar, kurse ktheyset më 9 e 11 janar.

Copa del Rey, shorti 1/8:Atletico Madrid v Lleida Cadiz v Sevilla Celta Vigo v Barcelona Espanyol v Levante Formentera v Alaves Las Palmas v Valencia Leganes v Villarreal Numancia v Real Madrid

telegrafi sport app