Mungesa për të tretën herë radhazi e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka bërë që padia të cilën ai e kishte ngritur ndaj ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, për kompensim dëmi, të konsiderohet e tërhequr.
Në seancën e së premtes, gjykatësi Misin Frangu bëri të ditur se avokati i paditësit, Meshar Selimaj më 10 shtator kishte dërguar një parashtresë në gjykatë, përmes së cilës kishte kërkuar që seanca të shtyhej për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Selimaj parashtresën e kishte dërguar me arsyetim se klienti i tij kishte nevojë të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të një trajtimi mjekësor.
Propozimi i avokatit Selimaj për shtyrje të seancës u kundërshtua nga i autorizuari i të paditurës, avokati Gëzim Nushi, sipas të cilit arsyet e avokatit Selimaj nuk paraqesin bazë ligjore për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor.
“Nga leximi i parashtresës konstatohet vetëm mundësia e paditësit për të udhëtuar në SHBA, dhe në asnjë dëshmi tjetër nuk provohet se ai me të vërtet do të udhëtojë në SHBA. Mungesa e paditësit në cilësinë e palës ndërgjyqëse nuk paraqet pengesë për vazhdimin e procedurës, meqenëse i njëjti i ka të autorizuarit e tyre të cilët me rregull janë të ftuar në këtë shqyrtim, dhe mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar fare”, deklaroi avokati Nushi.
Nushi i propozoi gjykatës që, në vend të shtyrjes së seancës, të sjell aktvendim me të cilin padia në fjalë do të konsiderohet e tërhequr.
Në këto rrethana, gjykatësi Frangu mori aktvendim për tërheqjen e padisë ndaj Mimoza Kusari-Lilës, me arsyetimin se përfaqësuesi i palës paditëse, parashtresës së ushtruar më 10 shtator 2018 nuk ia ka bashkangjitur asnjë dokument mjekësor si dëshmi për udhëtimin e paditësit në SHBA për trajtim mjekësor.
Tutje sipas gjykatësit Frangu, duke u bazuar në nenin 438, pika 8 të Ligjit për procedurën kontestimore (LPK), pala duhet të kërkoj vetëm njëherë shtyrjen e seancës për të njëjtën arsye.
Ndryshe, herën e parë paditësi Selimaj kishte munguar me arsyetimin se kishte një trajtim mjekësor fillimisht në Kosovë, e pastaj kishte udhëtuar për në SHBA, ndërsa mungesën e dytë e kishte arsyetuar me faktin kishte një seancë në cilësi të kryeprokurorit.
Sipas padisë, Mimoza Kusari-Lila, në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, me 31 janar 2016 në ora 11:00, në emisionin televiziv “Jeta në Kosovë” me gazetaren Jeta Xharra në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të mbajtur në Gjakovë, duke u thirrur në punën e paditësit si ish-drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, pa bazë etiketon paditësin. Në padi thuhet se këtë e bën ashtu që në pyetjet e drejtuara ndaj saj në emision (debat) nga drejtuesja e emisionit Xharra, e njëjta rëndë godet integritetin dhe reputacionin e paditësit, ashtu që përgjigjet me fjalët “A i pasket përgatit edhe pyetjet ju me Ali Selimajn a?”.
Tutje, në padi thuhet se, sipas rrjedhës së emisionit, e pyetur nga ana e një pjesëmarrëses në emision, Kusari-Lila rëndë shpifë duke thënë se “A bon me ju pyet une juve se si u bo që osht sot prokuror përgjegjës ish-drejtori i pronës me manipulimet ma të mëdhaja në nivel të vendit që kanë ndodhë”, e pastaj në replikë e sipër me të njëjtën pjesëmarrëse, e paditura Kusari-Lila rëndë denigron me fjalor paditësin, duke potencuar për të njëjtin se “me profesionalizëm ka vjedh shumë e osht e saktë”.
Sipas padisë, ish-kryetarja Kusari-Lila i ka shkaktuar dëm personal-moral Selimajt në kohën sa ai ishte duke shërbyer prokuror të Prokurorinë Themelore të Gjakovës, dhe atë duke: ia cenuar reputacionin, autoritetin, prestigjin dhe nderin; duke ia cenuar lirinë dhe të drejtat e personalitetit; duke ia cenuar shëndetin trupor, shpirtëror dhe moral; me linçim publik me anë të shpifjes dhe lansimit të fakteve të pavërteta në opinionin e gjerë publik, me qëllim të degradimit; me shkaktimin e frikës së vazhdueshme të intensitetit të lartë për shkak të deklarimit të pavërtetave, dhe presion të vazhdueshëm psiqik me pasojë humbjen e aktivitetit për kryerjen e detyrave të punës, për çka Selimaj ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 120 mijë euro./Betimipërdrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e dhëndrit, dëshmitari rrëfen se si u detyrua të kthejë veturën nën kërcënimin e armës
Mickoski: Është finalizuar marrëveshja për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë
Toka shqiptare ideale për kanabis, ekspertët: 40% e fondit bujqësor, e përshtatshme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë