Zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare nuk do të ndodhë gjatë këtij mandati të Qeverisë, ani pse një gjë e tillë ishte premtuar disa herë nga partnerët e koalicionit PDK-LDK.
Se nuk do të ketë zvogëlim të Ministrive e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Mirëpo, për një gjë të tillë nuk kanë pranuar të flasin as përfaqësues të qeverisë së Kosovës, e as partneri i koalicionit qeverisës, LDK, shkruan “Zëri”.
Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se një tërheqje e këtij qëndrimi mund të ketë ardhur me qëllimin që të trasohet rruga për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe të arrihen përfitime personale politike.
Sipas tyre, një gjë e tillë mund të jetë edhe një sinjal se ky koalicion do të përfundojë së ekzistuari.
Ndërsa, partitë opozitare kanë vlerësuar se riformatimi i këtillë nuk do të ndodhë me qëllimin e vetëm, që, siç thonë ata, partitë në pushtet të bëjnë pazare politike. Megjithatë, sipas tyre, vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251