Tërheqja e vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për faljen e 56 zyrtarëve të lartë, vlerësohet si hap pozitiv që i hap rrugën rivendosjes së dialogut me opozitën për zgjidhjen e krizës së gjatë politike. Nga opozita presin edhe hapa tjerë për të garantuar punën e papenguar të Prokurorisë Speciale për hetimin e zyrtarëve të inkriminuar.
Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë e pengesave të reja nga partitë në pushtet. Për të shtyrë para procesin për vizitë dy ditore në Shkup, qëndron i dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl.
Vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov për tërheqjen e të gjitha faljeve për zyrtarët e lartë shtetëror është vlerësuar si akt që i hap rrugën rivendosjes së dialogut për zgjidhjen e krizës politike në vend, edhe pse opozita kërkon edhe garanci tjera për t’u siguruar se veprime tilla nuk do të përsëriten.
Lidhja Social Demokrate mbetet në qëndrimin se amnistia e Ivanovit për 56 persona, përfshirë ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, ministra dhe zyrtarë tjerë të lartë, duhet të mbyllet me interpetimin e ligjit për falje për t’i pamundësuar presidentit përsëritjen e vendimeve të tilla. Veç kësaj, LSDM-ja kërkon edhe garantimin e papenguar të punës së prokurorisë speciale.
“Gjykata Kushtetuese duhet patjetër të definojë statusin e Prokurorisë Speciale që të mos paraqiten sërish persona që do të kërkonin vlerësimin e kushtetushmërisë së ligjit për themelimin e saj. Pra, Kushtetuesja duhet të proncohet se themelimi i gjykatës është vendim i ligjshëm”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Vendimi i presidentit është mirëpritur nga OBRM-PDUKM-ja në pushtet duke e vlerësuar si më të mirin për siç thuhet “zbardhjen e të gjitha konstruksioneve të opozitës kundër aktivistëve dhe anëtarëve të OBRM-PDUKM-së”.
Ndërkohë, hapi i radhës së presidentit komentohet në forma të ndryshme nga njohësit e çështjeve politike.
“Tërheqjen e faljeve duhet ta shohim si një hap të parë logjik drejt një marrëveshje të re mes partive politike. Nuk mund të paragjykoj se çfarë marrëveshje mund të ketë, por është fakt se vendimi i Ivanovit ka hapur mundësinë për bisedime të mundshme mes aktorëve kryesor të skenës politike pasi nuk besoj që kreu i shtetit vendimin ta ketë marr pa ndonjë sinjal paraprak se mund të ketë përpjekje të reja për zgjidhjen e krizës”, thotë Jovan Bliznakovski nga Instituti për Demokraci, duke pritur rezultate më konkrete gjatë vizitës së të dërguarit të gjerman në Maqedoni, Johannes Haindl, i cili të martën dhe të mërkurën, do të realizojë takime të shumta me liderët e partive politike për afrimin e qëndrimin për dalje nga kriza.
Por, sipas një pjesë të analistëve, nuk përjashtohet mundësia e pengesave të reja në punën e prokurorisë speciale.
Analisti Alajdin Demiri, thotë se pas tërheqjes së faljeve nga Ivanovi, që ishte rezultat i presioneve të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe protestave të shumta të shoqërisë civile, pengesat e radhës mund të vijnë nga gjykatat.
“Sipas të gjitha gjasave kurthi i radhës do të jenë gjyqet për shkak se atë që nuk arriti ta bëj Ivanovi, atë që nuk arriti ta bëjë qeveria, tani aduti i fundit i ngelet gjyqësia. Fakti që Prokuroria Speciale do të përgatis lëndët të cilat do t’ia dërgoj për procesim në gjykatë, por shtrohet pyetje se ka gjykata të pavarura që do të merren me gjykimin e këtyre personave të dyshuar për krime të rënda”, thotë Alajdin Demiri, njohës i çështjeve politike.
Vendimi i Presidentit është mirëpritur edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.
Nga zyra e BE-së në Shkup thonë se “vendimi i hap rrugën vendosjes së dialogut mes partive për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së Përzhinës, përfshirë edhe punën e papenguar të Prokurorisë Speciale”.
Vendimet e presidentit për faljen e zyrtarëve kishin nxitur reagime dhe protesta të shumta që kanë zgjatur për gati dy muaj. Protestuesit e “revolucionit shumëngjyrësh” kanë njoftuar ndryshimin e strategjisë së protestave, me bllokimin e udhëkryqeve kryesore në kryeqendër, duke nisur nga dita e mërkurë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët