Marc – Andre Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona më shpejtë se që kanë menduar të tjerët.

Portieri gjerman ka ngjallur spekulimet me deklaratën e fundit të dhënë pas ‘El Clasicos’, ku Barcelona luajti baras 0-0 me Real Madridin.


Reprezentuesi gjerman ka deklaruar se ka kontratë me Barcelonën, por që të ardhmes nuk i dihet.

“Në futboll asgjë nuk është e sigurt dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kështu që nuk mund të garantoj për asgjë”, ka deklaruar gjermani.

GettyImages 1146309795 Marc-Andre Ter Stegen. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Tutje numri një i Barcelonës ka thënë se është i lumtur momentalisht tek klubi katalunas.

“Jam shumë mirë këtu, por po them se për të ardhmen nuk mund të flas”, u shpreh Ter Stegen.

27-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app