LAJMI I FUNDIT:

Me “tepih të kuq”, aksion simbolik i PSD-së: Hajde në QKUK, ministër!

Me “tepih të kuq”, aksion simbolik i PSD-së: Hajde në QKUK, ministër!

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka realizuar sot një aksion simbolik para Klinikës Emergjente të QKUK-së për shkak të gjendjes së rëndë në shëndetësi.

PSD ka ftuar ministrin e Shëndetësisë që të shkojë në QKUK.


“QKUK-ja është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit. Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve.

I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat.

Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve.

Ministri i Shëndetësisë lobon për Liberalizim të Vizave”, thanë nga PSD.

Më tej kjo parti thekson se shëndetësia ka shumë probleme dhe nuk presin që ato të adresohen menjëherë.

“Problemi është që puna as nuk ka nisur. Ministri nuk po shihet e angazhimi i tij s’po vërehet.

Ne kemi sjellë këtë tepih të kuq për të. Ndoshta kështu do ta bindim që t’ia fillojë punës, mbase nxitet nga luksi e glamuri. Sepse deri më tani kemi parë një ministër i cili është totalisht jashtë realitetit”, u tha në këtë aktivitet simbolik.

Për PSD-në, realiteti është ky: çdo dy ditë largohet nga një mjek nga Kosova.

“Këta gjashtë muaj janë larguar 95. Deri në fund të vitit pritet që të largohen 200. Ne nuk po shohim asnjë lëvizje serioze apo hapa konkret nga ana e Qeverisë për të adresuar këtë problem. E në ndërkohë janë 600 mjekë të papunë. Ky është paradoksi i mospunës së kësaj qeverie. Angazhim as për të papunët as të punësuarit. Këto do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme që sindikata e re e shëndetësisë t’i bashkohet protestës. E nuk e bën, sepse është mekanizëm i vendosur e i kontrolluar nga vetë pushteti. Ndryshimi i 14 shkurtit që ka prodhuar veç disiplinë.

Fajin për qeverisjen e keqe e menaxhimin e gabuar në shëndetësi shpesh ua kemi lënë punëtorëve shëndetësor. E të njëjtit megjithatë janë mirë të vlerësuar jashtë Kosovës.

Andaj është koha e fundit që Ministri i Shëndetësisë të merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë dhe të reagojë ndaj gjendjes alarmante. Ose le ta shkelë këtë hapësirë, ose le të jep dorëheqje”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori