Tentoi të vriste gruan dhe vjehrrën, shmanget tragjedia (Video)

Policia mundi të ndalojë Fatmir Jonuzin në gjendje të dehur me një armë tip automatike në dorë, i cili po shkonte drejt banesës së bashkëshortes së tij Eriselda Vizioni, me qëllim për të vrarë këtë të fundit dhe nënën e saj.
I ati i 25-vjeçares, Faik Vizioni, teksa pa dhëndrin e armatosur që i drejtohej shtëpisë tij, e nuhati rrezikun dhe ndërhyri së bashku me të birin për ta neutralizuar atë, transmeton A1 Report.
Policia e Fierit ka arrestuar Jonuzin, dhe aktualisht ka nisur punimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nga burimet e policisë së qytetit mësohet se Jonuzi kish qenë nën efektin e kanabisit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































