Tentoi të vetmbytej në lumin Buna, 59-vjeçarja shpëtohet nga një polic

Punonjësit e Policisë së Shkodrës, kanë shpëtuar një 59-vjeçare që ishte hedhur në ujërat e lumit Buna duke tentuar të vetmbytej.
Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim për një shtetase që ishte hedhur në lumë. Menjëherë, patrulla e Komisariatit të Policisë Shkodër ka shkuar në vendngjarje dhe ka hyrë në ujë, duke nxjerrë nga lumi 59-vjeçaren, e cila ishte në gjendje të rëndë, por me shenja jete. Punonjësit e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë në vend.
Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore./rtsh/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































