Tentoi të thyente xhamat e stacionit të policisë me shkop bejsbolli, por një polic e “neutralizon” me vetëm një goditje (Foto/Video)

Ky është momenti kur një polic arrin ta “neutralizojë” një burrë, i cili me shkop të bejsbollit thyente xhamat dhe kërcënonte qytetarët që ishin brenda një ndërtese.
Christopher Riva mund të shihet në video se si me një shkop bejsbolli tenton të thyen xhamat e stacionit të policia në West Covina në Shtetet e Bashkuara, derisa pranë xhamave po qëndronin të ulura tri gra, transmeton Telegrafi.
Në momentin që ai filloi t’i godas xhamat me shkop, gratë i zuri paniku dhe filluan të ikin brenda zyrave. Por në ato momente shfaqet nga askund polici Rudy Lopez i cili i vërsulet nga prapa dhe e rrëzon për tokë.
Menjëherë i dalin në ndihmë kolegët, të cilët e prangosin agresorin që po terrorizonte gratë e ulura./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































