Tentim vrasje në Prizren, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren.
Sipas policisë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































