Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 23 gushtit në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 03:30.


Dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi janë therur me thikë nga një person i dyshuar ende i panjohur.

Policia ka intervistuar katër dëshmitarë në lidhje me rastin dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarit janë duke u zhvilluar nga njësitë relevante të hetuesisë. /Telegrafi/