Tentim vrasje në Gjilan – arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.
Siç njofton policia, njëri nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































