LAJMI I FUNDIT:

Tentim atentat ndaj kryeministrit të Sudanit, një shpërthim i fuqishëm shkund kryeqytetin – cak ishte konvoji i tij

Tentim atentat ndaj kryeministrit të Sudanit, një shpërthim i fuqishëm shkund kryeqytetin – cak ishte konvoji i tij

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka mbijetuar sot një atentati në kryeqytetin Kartum, ku pati një shpërthim të fuqishëm e siç raportojnë mediat lokale cak ishte konvoji i kryeministrit.

Familja e Hamdokut ka bërë të ditur se ai është mirë dhe i siguruar nga autoritetet e rendit, kurse televizioni publik i Sudanit ka raportuar se Hamdok ishte rrugës për në zyre kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm, transmeton Telegrafi.


Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kurse në videot e publikuar në internet shihet dy vetura të bardha të dëmtuara, që janë prodhuar në Japoni dhe që përdoren nga zyrtarët e lartë të Sudanit.

Tre dëshmitarë okularë kanë deklaruar për Reuters se sulmi ka ndodhur në afërsi të urës Kober, që lidh pjesën veriore të Kartumit me qendrën e qytetit ku edhe gjenden zyrat e kabinetit të Hamdokut.

Kujtojmë që Hamdok është zgjedhur kryeministër në korrik të vitit të kaluar, pas protestave të shumta të prodemokratëve që detyruan ushtrinë të rrëzojnë nga pushteti presidentin Omar al-Bashir dhe ta sjellë në këtë vend një qeveri civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori