LAJMI I FUNDIT:

Tensione mes Allegrit dhe Bonuccit, trajneri i thotë: Mbylle gojën, budalla! (Video)

Tensione mes Allegrit dhe Bonuccit, trajneri i thotë: Mbylle gojën, budalla! (Video)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është kapur nga kamerat duke e quajtur Leonardo Bonuccin ‘budalla’ dhe duke e sharë gjatë një zënke ndërmjet dyshes, në ndeshjen kundër Palermos.

Zonja e Vjetër e pati kontrollin e plotë në atë takim, të cilin e fitoi me rezultat 4-1, mirëpo mes trajnerit dhe mbrojtësit pati tensione.

Juventusi mposht Palermon, vazhdon sigurt drejt titullit (Video)
Lexo po ashtu Juventusi mposht Palermon, vazhdon sigurt drejt titullit (Video)

Bonucci kishte reaguar me nervozizëm ndaj Allegrit në momentin e zëvendësimeve në minutat e fundit të takimit, ndërsa zënka kishte vazhduar edhe pas përfundimit të ndeshjes.


Strategu italian është xhiruar duke i thënë lojtarit: “Mbylle gojën, budalla! Zhduku!”. Futbollisti ia ka kthyer duke i thënë trajnerit: “Shko në dreq!”, ndërsa është larguar drejt tunelit pa i përshëndetur tifozët vendas.

Allegri, i cili gjatë këtij sezoni ka pasur probleme të ngjashme edhe me Paulo Dybalan dhe Stephan Lichtsteinerin, është munduar që ta minimizojë incidentin gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

Tensione te Juve, Dybala refuzon t'ia zgjat dorën Allegrit pas zëvendësimit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Tensione te Juve, Dybala refuzon t'ia zgjat dorën Allegrit pas zëvendësimit (Foto/Video)

“Gjëra të këtilla ndodhin. Kisha tre lojtarë që duhej të zëvendësoheshin, sepse kishin ngërçe, ishte nje keqkuptim, por nuk qëndron këtu çështja, gjëra të këtilla ndodhin”.

“A është duke studiuar Bonucci për t’u bërë trajner? Mund të jetë diçka që mund të bëjë në të ardhmen, edhe pse ka edhe shumë për të mësuar”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori