LAJMI I FUNDIT:

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, opozita vazhdon me skenarin e përmbysjes së karrigeve dhe hedhjes së tymueseve

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, opozita vazhdon me skenarin e përmbysjes së karrigeve dhe hedhjes së tymueseve

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur këtë të hënë me të njëjtin skenar të opozitës – karrige të përmbysura dhe tymuese.

Ishte deputeti i opozitës Flamur Noka i ciku ndezi një tymuese duke shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i bëri me dije Nokës se është i përjashtuar nga seanca për shkelje të rëndë të rregullores.

Deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Flamur Noka janë konfliktuar me punonjësit e Gardës para foltores, në një kohë që deputetët e mazhorancës vijonin fjalimet.

Në një moment deputetët opozitar Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë tentuar t’i mbyllin mikrofonin deputetit të PS-së, Petro Koçi duke e quajtur komunist.

Ndërkohë Sali Berisha në fjalën e tij për mediat u shpreh se Edi Rama e zgjodhi Taulant Balla për të organizuar puçin kundër Kuvendit.

Mes tjerash ai hodhi dhe akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se ka abuzuar me buxhetin e shtetit për përfitimet e tij personale.

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë
Lexo po ashtu Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

“Për një Taulant Bego Yaris, taksapaguesit paguajnë sot një batalion për mbrojtjen e tij. Një person, i cili ka shok përveçse përjashton serial killerat, është shok me të gjithë vrasësit dhe trafikantët e tjerë në burgjet e Shqipërisë. Një person që mbante tre telefon të kriptuar për të komunikuar me bandë dhe tani u rri si gjel oficerëve të policisë se keni pasur telefona të kriptuar dhe heq atë që don dhe mban atë që do”, tha ai.

“Aty është një narkotrafikant, një person i inkriminuar, që ka vetëm veten shok, të cilin Edi Rama e përzgjodhi për të vetmen meritë. Edi Rama kishte në projekt puçin dhe besoi se nëpërmjet tij dhe lidhjeve të tij me bandat, mund të mbajë puçin ka organizuar kundër parlamentit. Marrjen e pushtetit të parlamentit, moslejimin e deputetëve për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat do e nxjerrin Edi Ramën kryeministrin më hajdut në Evropë”, shtoi Berisha.

“Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet sepse do nxjerrin në pah se sarajet e tij të Surrelit, janë të ndërtuara të gjitha mbi bazën e ryshfetit dhe favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Sepse toka në 5 mijë metër katrorë, është marrë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Dhe ka pasur proces kundër tyre. Se pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë, por sikur ka mbirë nga toka, natyrisht e ndërtuar nga kompani ndërtimi, që kanë përfituar nga Edi Rama tendera dhe leje ndërtimi”, tha Berisha.

“Edi Rama nuk mund të pranojë kurrsesi të hetohet pasi në 2 vite me 140 udhëtimet e tij, ka grabitur nga thesari 22 milionë euro abuzime. Në udhëtimin e tij të fundit, thuhet se qëllimi kryesor ishte një takim me bosët e drogës në Dubai dhe në mënyrë të veçantë me ortakun e vëllait të tij Olsi, Amant Josifi, që ka vjedhur me call-centerat e tij mbi 2.4 miliardë euro. Këto që shihni janë përpëlitjet e fundit të kleptokratëve, besojnë se me grusht shteti ndaj parlamentit, mund të mbajnë pushtetin e tyre”, shtoi Berisha.

“Pra, kjo është situata. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësinë më të kontrolluar në historinë e vendit me ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, me gjykatës dhe prokurorë që veprojnë si grupe të strukturuara kriminale brenda organeve të drejtësisë, së fundmi u vërsul kundër parlamentit. I mori kompetencat kushtetuese, de facto i mori Shqipërisë sovranitetin e brendshëm, sovranitet që ushtrohet nga qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre. Ne jetojmë sot në një parlament të pushtuar, ku ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, ku gjykatësit dhe prokurorët kanë dhjetëfishuar badigardët. Ku çdo gjë mund të jetë, po vetëm parlament nuk është ky”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake "Kizilelma"

Siguri
Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Kronika e Zezë
U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia - aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia - aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

Drejtësi
Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Kronika e Zezë
Rohde thotë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE - përmend Asociacionin

Rohde thotë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE - përmend Asociacionin

Lajme
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
Kalo në kategori