LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, doktoresha Pranvera Krasniqi jep disa këshilla për të moshuarit dhe fëmijët

Temperaturat e larta, doktoresha Pranvera Krasniqi jep disa këshilla për të moshuarit dhe fëmijët

Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet.

Doktoresha Pranvera Krasniqi nga Qendra për Moshimin e Shëndetshëm, në një lidhje direkte me Radar në RTVD, tha se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidratim të organizmit, i cili mundet me u përcjellë mandej me ngërçe, me vjellje, me çrregullime, me diarre, skuqje, djegie të lëkurës, dekonflikime të sistemit kardiovaskular dhe deri në insuficiencë renale.


“Prandaj, edhe Instituti Qendra për Moshimin e Shëndetshëm, pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka dalë me disa masa rekomanduese për mbrojtjen e shëndetit të personave të moshuar gjatë ekspozimit të temperaturave të larta”, shprehet Krasniqi.

Ajo theksoi se personat e moshuar nuk duhet të t’i ekspozohen rrezeve të diellit në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 17:00.

“Po ashtu gjatë daljes nga shtëpia, të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapele sheshirore me shallë. Varësisht çka preferohet. Pra duhet të jenë të holla, komode dhe me ngjyra të çelura, mundësisht nga materiali i pambukut. Tjetër çfarë kisha me veçu është edhe domosdoshmëria e marrjes së dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si tetë gota ujë”.

“Supe ose çaji jo vetëm uji i thjeshtë, domethënë kështu edhe ushqimi ka një rol të rëndësishëm kur mbretërojnë temperaturat e larta, nuk duhet të hamë ushqim të formuar, shumë të lënë, ose shumë të ëmbël, ose me mëlmesa të shumta. Duhet të marrim sa më shumë perime sezonale, të cilat mundeni m’i gjetë tek ne në treg”, u shpreh doktoresha Krasniqi.

Ajo foli edhe për fëmijët, duke thënë se “Asnjëherë mos të lihen fëmijët e vegjël mbyllur në vetura gjatë temperaturave të larta.

“Nëse është mundësia të gjithë të qëndrojnë në ajër të kondicionuar, po ata që nuk munden, atëherë ta mbrojnë kokën edhe kështu”.

Për të moshuarit tha ka dhënë disa këshilla:

“Janë edhe disa këshilla për të moshuarit të cilët janë me hipertension dhe diabet. Duhet t’i praktikojnë me seriozitet këshillat gjatë këtyre temperaturave të larta, domethënë këshillat duhet me i zbatu përpikëri. Nëse paraqitet kokë dhimbja, mundim, marramendje ose tharja e gojës dhe e lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarit dhe ata duhet tjetër të kërkojnë nga mjeku familjar ose të shkojnë në qendrën më të afërt emergjent”, sugjeroi Krasniqi./Telegrafi/