Televizionet në Maqedoni mbeten në ‘programin’ e operatorëve, është anuluar ndërprerja e paralajmëruar për emetim

Hyrja në fuqi e vendimit të Shoqatës së Teknologjive të Informatiko-Komunikimit për ndërprerje të emetimit të të
gjithë kanaleve televizive vendore dhe të huaja më 2 mars në mesnatë, me përjashtim të kanaleve të servisit publik RTVM1, RTVM2 dhe kanalit televiziv, është anuluar.
Vendimi i tillë është sjellë pas takimit të djeshëm të kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski me përfaqësues të Shoqatës së Teknologjive InformatikoKomunikuese, e cila i bashkon të gjithë operatorët televizivë.
Vendimi për anulimin e ndërprerjes së emetimit, siç theksojnë në kumtesën e pres shërbimit qeveritar është arritur me qëllim të mundësive të cilat shihen për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes në afat të shpejtë, si dhe ndërgjegjësimit
nga të gjitha anët për zgjidhjen e kësaj çështje, në pajtim me interesin e shtetit dhe të qytetarëve.
Vendimin për ndërprerje të emetimit të të gjitha kanaleve televizive vendore dhe të huaja më 2 mars, Shoqata e Teknologjive Informatiko-Komunikuese e solli të enjten, me qëllim, siç tha, që të gjendet hapësirë për gjetjen e
zgjidhjes në interes të qytetarëve.
Operatorët paralajmëruan se ndërprerja e emetimit të kanaleve televizive do të jetë në fuqi derisa institucionet kompetente nuk gjejnë zgjidhje të pranueshme me të cilën do të vendosen jashtë fuqisë juridike sipas tyre, dispozitat kontestuese ligjore të cilat e pamundësojnë punën normale të të gjithë industrisë.
Vendimi i këtillë i anëtarëve të Shoqatës së TIK erdhi pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të cilët sipas tyre ishin sjellë në mënyrë jotransparente dhe të shpejtuar dhe me të cilët operatorët obligohen që të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat ata nuk i prodhojnë, por vetëm i emitojnë.
Pesë televizionet nacionale të bashkuara në Asociacionin e Medieve të Maqedonisë, paralajmërimin e tillë për ndërprerje të emetimit të të gjitha kanaleve televizive, me përjashtim të atyre të servisit publik, e vlerësuan si absurde, paushall dhe joligjore.
Ato apeluan operatorët ta hetojnë paralajmërimin, ndërsa institucionet kompetente t’i përkujtojnë për obligimet të cilat i kanë me licencat e fituara për punë, si dhe se nuk mund të jenë deri në atë masë të papërgjegjshëm,
duke pasur parasysh situatën delikate me nevojën për raportim për koronavirusin dhe periudhën parazgjedhore.
Përfaqësuesit e AMM-së në konferencë për shtyp bënë të ditur se garantojnë për të drejtat e autorit të programeve të tyre dhe theksojnë se janë të kënaqur që përfundimisht pas 30 viteve bëhet përpjekje që të vendoset rregull në atë sferë.
“Paralajmërimi nga operatorët kabllovikë dhe AI dhe Telekom për përjashtim të të gjitha kanaleve në rrjetet e tyre të telekomunikimeve është absurde, e pakuptueshme. Ne i garantojmë të drejtat autoriale 24/7 dhe garantojmë se
në programin tonë nuk paraqitet kurrfarë piratërie, asgjë për çka nuk ka të drejtë ligjore që të emitojmë. Me të vërtetë është e çuditshme se pse neve na kanë përjashtuar nga rrjetet e tyre të telekomunikimit si emetime,
veçanërisht që kemi edhe marrëveshje valide, ndërprerje eventuale të atyre marrëveshjeve zgjat 30 ditë, kështu që ky është akt paushall i jashtëligjshëm, të mos them ferr nga ana e operatorëve kabllovikë”, tha në konferencën për
shtyp kryetari i AMM-së, Atanas Kirovski.
Ai tregoi se operatorët kishin një vit që të përshtaten me hyrjen në fuqi të Ligjit, që ishte miratuar në vitin 2018 dhe për të cilin kishte debat publik dhe ishte publikuar në ENER. Sipas tij, nuk është e saktë se ndryshimet janë sjellë
në procedurë jotransparente dhe të shpejtë nga Kuvendi, i cili votoi vetëm ndërprerjen e pjesës me të cilën parashihej se ligji do të hyjë në fuqi 60 ditë pas formimit të përbërjes së re të Këshillit të Agjencisë për Shërbime
Mediatike Audio dhe Audivizuele, që nuk ndodhi.
Kirovski vlerësoi se deklarata e kryetarit të ASHMAA-së, Zoran Trajçevski se ligji është miratuar në procedurë të shpejtë dhe jotransparente është politike dhe se me këtë ai vendoset mbi Kuvendin dhe duhet të japë dorëheqje.
Ndryshe, në datën 21 të këtij muaji shumë operatorë dorëzuan Iniciativë të përbashkët deri te Gjykatës Kushtetuese për anulimin e, sipas tyre, dispozitave kontestuese si jokushtetuese dhe kërkuan sjelljen e masës kohore me të cilën menjëherë do të anulohet zbatimi i ndryshimeve të miratuara ligjore, për shkak të jokushtetutshmërisë së tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës