LAJMI I FUNDIT:

Televizionet angleze e duan si analist për Euro 2024, por Jurgen Klopp ka siguruar tri bileta për t’i parë ndeshjet e Gjermanisë si tifoz

Televizionet angleze e duan si analist për Euro 2024, por Jurgen Klopp ka siguruar tri bileta për t’i parë ndeshjet e Gjermanisë si tifoz

Trajneri gjerman Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, klub me të cilin ka fituar tetë trofe që nga viti 2015.

Një nga trajnerët më të mirë në historinë e gjigantëve anglezë e shpjegoi vendimin e tij me mungesën e energjisë dhe do të largohet nga bankina një vit para përfundimit të kontratës.

Agjenti i Klopp, Marc Kosicke, duke folur për Sky Sports në fund të shkurtit tha se Klopp nuk planifikon të shkojë në Bayern Munich ose në Kombëtaren e Gjermanisë sezonin e ardhshëm, të cilët mendohet se e duan si trajner.


“Plani është që ai të mos jetë trajner i asnjë ekipi kombëtar apo klubi për të paktën një vit. Kjo mbetet e pandryshuar”, kishte thënë Kosicke.

Klopp planifikon të marrë një vit pushim përpara se të marrë një punë të re. Daily Mail shkruan se televizionet britanike BBC dhe ITV u përpoqën të përfitojnë nga pauza e Klopp dhe ta marrin si ekspert për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në qershor dhe korrik.

Edhe pse Klopp është ende në Liverpool, po vazhdon të flitet për punën e tij të re -  ka mbetur vetëm duhet ta pranojë
Lexo po ashtu Edhe pse Klopp është ende në Liverpool, po vazhdon të flitet për punën e tij të re -  ka mbetur vetëm duhet ta pranojë

Megjithatë, i njëjti burim thekson se Klopp do t’i refuzojë sepse planifikon të shkojë në Euro ekskluzivisht si tifoz i kombëtares gjermane.

Gjithashtu, Daily Mail pohon se tashmë ka bileta për tre ndeshje për Gjermaninë, e cila në grupin A do të luajë me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

Klopp e krahason fitoren e minutës së fundit ndaj Forest me lojën e madhe të sezoni 2019/20: Megjithatë e fundit është më e mira
Lexo po ashtu Klopp e krahason fitoren e minutës së fundit ndaj Forest me lojën e madhe të sezoni 2019/20: Megjithatë e fundit është më e mira

Po ashtu Klopp do të merret me çështje private një vit pas largimit nga Liverpooli. Ai dëshiron të ndërtojë një shtëpi në Mallorca, vendi i tij i preferuar për pushime. Ai gjithashtu dëshiron të ndërtojë një shtëpi në Ëiesbaden pranë Frankfurtit, ku synon të jetojë me gruan e tij Ulla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori