LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!

Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!

Samsung prezantoi pak ditë më parë pajisjet e reja Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6, e në fillim të këtij viti markoi fillimin e epokës së inteligjencës artificiale celulare përmes fuqisë së Galaxy AI.

Me prezantimin e serisë së re Galaxy Z, Samsung po hap dyert drejt një universi të ri, tek bashkon inteligjencën artificiale me faktorin e saj më të gjithanshëm dhe fleksibël të formës, të dizajnuar në mënyrë perfekte për të mundësuar një sërë përvojash unike celulare.

Pavarësisht nëse jeni fan i Fold apo Flip, gjenerata Galaxy Z Fold6 dhe Flip6 do të ofrojnë më shumë mundësi për të maksimizuar aftësitë e AI. Këta janë telefonat e së ardhmes dhe ajo që ju duhet të bëni është veç të çlironi imagjinatën.

Intuitë e pagabueshme: Besojini AI për mesazhet dhe përshkrimet tuaja në rrjetet sociale 

Një funksion i sapo shtuar në tastierën Samsung gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mediave sociale.

A nuk është thjesht fantastike?

Për mediat sociale në veçanti, funksioni Composer krijon tekst për përshlrimet tuaja, që pasqyron personalitetin tuaj virtual duke analizuar postimet e mëparshme. Dhe për ato komunikime në lëvizje, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me përgjigje të sugjeruara që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t’ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme.

Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow.

Galaxy Z Fold6 ofron gjithashtu një sërë veçorish dhe mjetesh të fuqizuara nga AI që maksimizojnë ekranin e madh dhe rrisin ndjeshëm produktivitetin. Note Assist në Samsung Notes ofron përkthim, përmbledhje dhe formatim automatik për shënime të thjeshta takimesh.

Për më tepër, një veçori e transkriptit e integruar së fundmi mundëson transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore direkt në Notes. Tekstet në materialët PDF mund të përkthehen dhe të mbivendosen në mënyrë të përsosur përmes veçorisë së përkthimit të mbivendosjes së PDF-së në Notes dhe madje mbështet tekstin në imazhe dhe grafikë.

Personalizim i pajisjes për të shprehur më mirë veten dhe mood-in tuaj 

Nuk do të ishte Galaxy Z Flip pa mënyrat e ndryshme të personalizimit të kësaj pajisjeje. Me Photo Ambient të fuqizuar nga AI, një sfond mund të ndryshojë në kohë reale bazuar në kohën dhe motin. Ju mund të krijoni gjithashtu lehtësisht një pamje dhe ndjesi me opsionet e sugjeruara të paraqitjes së ekranit duke analizuar sfondin tuaj – të tilla si lëvizja e orës dhe ndryshimi i ngjyrës së kornizës. Kreativiteti gjithashtu shkon përtej FlexWindow. 

Nuk keni pse kaloni nga njëri aplikacion në tjetrin për të publikuar kontentin tuaj

Nga shkrepja te redaktimi, ProVisual Engine i fuqizuar me AI në Galaxy Z Fold6 e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist në ekranin e madh ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. Portrait Studio krijon një larmi stilesh të ndryshme portretesh si film vizatimor 3D ose pikturuar me bojëra uji për më shumë mundësi krijuese. Dhe nëse doni të shijoni çdo sekondë me një pamje më të detajuar, Instant Slo-mo ju lejon të ngadalësoni menjëherë një video duke gjeneruar korniza shtesë duke ruajtur një përvojë të qetë shikimi.

Por ajo që është edhe me e veçantë është mundësia e ruajtjes ose ndarjes së drejtpërdrejtë të videove tuaja me miqtë dhe familjen në mënyrë që ata të mund t’i shijojnë gjithashtu. Nightography, e përmirësuar me video HDR ju lejon të kapni videot më të shkëlqyera edhe në ndriçim të zbehtë dhe shkon më tej duke bashkëpunuar edhe me aplikacionet e njohura të medieve sociale.

Funksioni i shkrepjes gjatë natës është tashmë i disponueshëm përmes aplikacionit në Instagram, kështu që ju mund të bëni fotografi të mahnitshme gjatë natës dhe t’i dërgoni mesazhe ose t’i ndani ato drejtpërdrejt nga brenda aplikacionit. 

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori