Diego Armando Maradona shpesh bëhet temë e mediave, dhe kjo nuk ndodh vetëm për shkak të performancës së tij në sport.

Jo pak herë, hapësirë mediale ka rrëmbyer edhe jeta e tij private.


Duket se së fundmi, ish-futbollisti është në një situatë mjaft të rënduar.

Kjo pasi bashkëshortja e tij, Claudia Villafane e ka denoncuar atë për dhunë psikologjike, duke i kërkuar edhe dëmshpërblim.

q2 4

Plot 1.5 milionë dollarë është shuma që ajo kërkon prej ish-lojtarit të Barcelonës.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”është shprehur Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

q3 4

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e futbollistit e quan vetën një viktimë të asaj se çfarë ka përjetuar prej tij.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, ka thënë ajo, siç shkruan e përditshmja “La Nacion”. /Telegrafi/