eksperti ad

Çdo ditë shohim raste fatale aksidentesh me makinë nga shoferë të pakujdesshëm.

Këto aksidente ndodhin më së shumti nga shkëmbimi i mesazheve gjatë drejtimit të makinës.


Një studim i fundit nga AutoInsurance Center u shqyrtuan sjelljet në lidhje më dërgimin e mesazheve të 2060 shoferëve.

Studimi i shikoi situatat nga disa këndvështrime, nga ndryshimet e moshës, rëndësia e mesazheve, sesa shpesh i dërgonin mesazhet ndërsa drejtonin makinën, mesazhet më të shpeshta etj, raporton TechSot.

Kompania gjithashtu analizoi edhe 21 mesazhet finale që janë dërguar përpara përplasjeve.

Arsyeja më e zakonshme e cituar nga studimi ishte se shoferët nxiteshin që të përgjigjeshin shpejt nga dikush që ato e kishin për zemër me rreth 26% e rasteve, 19% të rasteve e zinin personat që po bënin plane, 17% njerëzit që po prisnin për një kohë të gjatë një mesazh, 15 % personat që po prisnin për drejtime.

Pjesa e mbetur ishte për njerëzit që ishin të mërzitur, vetmia dhe depresioni për t’iu përgjigjur një mesazhi pune.

Kur u pyetën mbi rëndësinë e mesazheve, vetëm 8% e njerëzve thanë se mesazhet ishin tepër të rëndësishme.

mesazhet