Bukuroshja Luana Vjollca, ka tash e sa vite që nuk e pranon publikisht lidhjen e spozuar prej kohësh me Krenar Çoçajn.

Ndonëse shpesh emri i tyre është lakuar në media, as njëri e as tjetri asnjëherë nuk janë shfaqur publikisht në prani të njëri-tjetrit.


krenar 1

Ndërkohë, Krenari duket se vazhdon të ruajë miqësi shumë të mirë me reperin e njohur kosovar, Getoar Selimi, që njëherësh është edhe kunati i Luanës, pra bashkëshorti i motrës së saj, Marinës.

Geti ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me Çoçajn në një veturë, teksa shkruan në mbishkrimin e saj "Jashtë shtetit".

Ky postim është vërshuar me pëlqime e komente të shumta nga fansat, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen duke i quajtur "baxhanakë".

Kujtojmë që në vitin 2012, përflitej se reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ishte i shoqëruar nga Geti kur po sulmohej nga Krenar Çoçajn, e shkas për këtë ishte këngëtarja Dafina Zeqiri në atë kohë. /Telegrafi/