Hip hop ylli, Ledri Vula, po shijon një nga momentet më të suksesshme në karrierën e tij.

Ai performoi para 300 mijë adhuruesve në koncertin e madh të pavarësisë bashkë me Rita Orën.


ledri 1

Po ashtu, Ledri publikoi edhe projektin "I Vogël" në dedikim të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Por, së fundmi reperi është përballur me një varg akuzash e fyerjesh publike nga një ish-bashkëpuntor, Dj Blunt, i cili e ka cilësuar si hipokrit dhe mosmirënjohës.

ledri 2

Megjithatë, nga seria e ofendimeve dhe kërcënimeve aspak i shqetësuar nuk po tregohet Ledri, i cili po qëndron në Brezovicë për t'u relaksuar.

Ai në InstaStory ka publikuar një seri të storieve ku shfaqet në momente relaksuese.

ledri 4

Ledri ka paralajmëruar një album për vitin 2018. /Telegrafi/

ledri 3