LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e lartë në Subaru, detekton nëse shoferi është i lodhur (Foto)

Teknologjia e lartë në Subaru, detekton nëse shoferi është i lodhur (Foto)

Kjo teknologji, do të vendoset në Legacy tërësisht të ri

Muajin e kaluar, Volvo e ka prezantuar teknologjinë e re, me të cilën detekton nëse shoferi është i dehur, transmeton Telegrafi.


Këtë teknologji pritet ta vë në modelet e reja, në përpjekje të ndalojë aksidentet që janë si pasojë e konsumit të alkoolit.

Në të njëjtin drejtim ka punuar edhe Subaru, që ka zhvilluar një teknologji, për të detektuar nëse shoferi është i lodhur dhe i paaftë të vozitë. Përpara shoferit, do të jetë një pajisje e sofistikuar, që kontrollon sytë e tij dhe ia regjistron çdo lëvizje.

Kur kupton se sytë i mbyllen vazhdimisht dhe i qëndrojnë mbyllur për një kohë më të gjatë se zakonisht, makina lëshon një tingull për ta alarmuar.

Ende nuk dihet, nëse sistemi ndikon që makina të ndalojë, apo kjo do të ndodhë në bazë të nivelit se sa i lodhur është shoferi.

Subaru ka bërë të ditur se kjo teknologji do të vendoset në Legacy të ri, ndërsa pritet të instalohet edhe në modele tjera. /Telegrafi/