Prej kohësh e kemi thuajse të pamundur të shmangim debatin mbi ndryshimet që ka pësuar jeta jonë, pushteti që ka fituar teknologjia në përditshmërinë tonë nga ritmi i komunikimit që ka shkaktuar. Për shumëkënd nga ne, që kemi lindur përpara se të ishim përballë kësaj teknologjie, kanë ndryshuar dukshëm rrugët për te tjetri, për tek e vërteta, për te dija, për tek e drejta.
Përballë fakteve kaq të ndryshme që serviren për të njëjtën çështje, vlen të pyesim: Çfarë do të jemi ne pas disa vitesh kur teknologjia të ketë zënë një vend edhe më të madh në jetët tona? A do të mund të flasim njësoj për moralin, për besimin, për demokracinë e, sidomos, për të vërtetën, për të drejtën dhe të padrejtën, kur robotika të jetë bërë pjesë edhe më normale e përditshmërisë? Cili do të jetë kuptimi që do të kemi ne dhe fëmijët tanë për “Veten” dhe “Tjetrin”? A do të vlejë fjalori i kuptimeve të sotme edhe për ata që do vijnë, nëse shumë përgjigje do t’i marrin nga kompjuteri, nga telefoni e jo nga miqtë, nga fqinji apo nga kolegu?
Përballë një realiteti të tillë, ku algoritmet dhe teknologjia do të kenë krijuar “njeriun e jashtëzakonshëm”, shumë nga pikëpyetjet e derisotme, përmes së cilave kemi projektuar dhe jetuar rrugëtimin dhe komunikimin tonë rrezikojnë të humbin kuptimin me të cilin jemi mësuar dhe kemi ndërtuar apo rindërtuar jetët tona. Fuqia e disave që do të kenë më shumë mundësi përmes teknologjisë dhe fati i shumë të tjerëve që nuk do të kenë të njëjtat mundësi, mund të krijojnë hendeqe edhe më të mëdha mes tyre, duke rrezikuar krijimin e grupeve shoqërore pa asnjë lidhje dhe interes për t’u marrë me njëri-tjetrin.
Hendeku i parë është ai që përjetohet sot brenda familjeve, ku teknologjia krijon zhvendosjen e menjëhershme të kujtdo dhe prania fizike e dikujt nuk nënkupton më në të njëjtën kohë edhe praninë mendore e shpirtërore me ata që gjendjen pranë tij. Në këtë aspekt, shumë prindër gjenden në një vështirësi të jashtëzakonshme për të komunikuar me fëmijët e tyre, duke ngritur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e familjes.
Ndërkohë, spektakli i ka zënë vendin meditimit, ndërsa e vërteta është transformuar në cirkun e pafundmë të aparencës. Zhgënjimi dhe trullosja kanë zënë vendin e pesimizmit dhe të meditimit. Por, nga ana tjetër, arritjet në shkencë dhe në mjekësinë gjenetike, apo edhe bioteknologjinë bujqësore, i kanë dhënë njeriut një avantazh më të madh në kohë dhe një kontroll edhe më të madh ndaj shëndetit dhe prodhimeve. Komunikimi dixhital ka shmangur gjithashtu shumë prej ecejake të njeriut duke shkurtuar distancat, ndërkohë që botime të pafundme apo komunikime shkencore arrijnë në të njëjtën kohë në mbarë globin.
E sërish … sërish kemi nevojë për shumë pyetje dhe përgjigje. Kemi nevojë të kuptojmë se këtë problem nuk e zgjidhim dot duke i ikur, duke e shmangur. Ne na mbetet të gjejmë një rrugë për të kuptuar veten sot dhe dilemat mbi të ardhmen përballë një teknologjie që çdo ditë prodhon dhe zhvillohet furishëm.
Për zgjidhje vlen të kthejmë kokën pas e të kuptojmë se thuajse të gjithë brezat janë ndjerë si në sulm përballë ndryshimeve që u kanë vënë në pikëpyetje kuptimet e deriatëhershme për botën, që u kanë vënë në pikëpyetje vlerat se si e kanë perceptuar botën. Por, gjithsesi, kanë ditur të mbështeten në atë që e ka mbrojtur njeriun nga kotësia, nga banaliteti. Kanë ditur të pranojnë ndryshimin, por njëkohësisht të mbajnë fort litarët e kuptimeve të botës që lidhin atë fill të fortë të vlerave.
Ekspertët e sociologjisë së komunikimit e kanë paralajmëruar se, nëse teknologjia nis të ketë kaq shumë pushtet te dikush, kjo vjen jo vetëm prej faktit se ai apo ajo u kushtojmë shumë kohë mjeteve teknologjike, por sepse kur janë përballë teknologjisë, nuk kanë asgjë për të provuar, ndryshuar, projektuar, shkruar.
Të jetuarit pa motiv ka prodhuar ushtrinë e “vojeristëve”, një ushtri që kalon kohën me jetët e të tjerëve, pa mundur kurrë të mendojnë diçka vetë. Ndaj, rrugëtimi përballë sfidave të teknologjisë nis me sfidën ndaj banalitetit, ndaj kotësisë sonë shpirtërore e mendore dhe jo ndaj telefonit dhe kompjuterit. Këta të fundit janë thjesht mënyra se si përdorim atë që kemi brenda vetes sonë, se si përdorim kuptimet tona.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
" Mos më thuaj mua nuk guxon" - Xheneta ia thyen pakot e proteinave Drilonit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit