LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi gjashtë vetura, në një rrugë të ngushtë dhe përplot trafik (Video)

Tejkaloi gjashtë vetura, në një rrugë të ngushtë dhe përplot trafik (Video)

Autoritetet e sigurisë në South Yorkshire, janë vënë në kërkim të shoferit të një Range Rover, që i tejkaloi gjashtë vetura.

Makina SUV që ndodhej në një rrugë të ngushte dhe me përplot trafik, lëvizi me shpejtësi në krahun e kundërt, në një zonë ku ndalohet tejkalimi, transmeton Telegrafi.


Në pamjet e shpërndara, shihet vozitja e rrezikshme, që ka mundur të përfundojë me disa aksidente.

Megjithatë, nuk raportohet për ndonjë të lënduar, apo dëmtime makinash. /Telegrafi/