Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit nga Deçani, Xhevat Qorraj.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, TKK thekson se do ta kujtojë artistin për talentin e tij të rrallë dhe për rolet e shumta.


I njëjti u nda nga jeta ditën e sotme (e mërkurë) në moshën 76 vjeçare, ndonëse nuk është zbuluar akoma shkaku i vdekjes.

Screenshot 6 51 Xhevat Qorraj në serialin "Rrushe"

Postimi i plotë i Teatrit Kombëtar të Kosovës (pa ndërhyrje):

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e njeriut tonë të çmuar, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës e artistit të njohur, Xhevat Qorraj. Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata. Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë dhe të nderojmë së bashku jetën dhe veprën e mrekullueshme të Xhevat Qorraj. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik. Për detaje të ceremonisë së varrimit do të ju lajmërojmë me kohë!”. /Telegrafi/

Screenshot 8 41 Foto: Screenshot/Facebook