Kush nuk mendon se ajo është një kreatore e vërtetë dhe me stil? Por edhe për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë mënyrën si vishet ajo, duan të mësojnë çfarë e bën Victoria-n ikonë mode. Këtu janë disa pika:
Gjithmonë duket e sigurt. Është shumë femërore dhe me stil. Është përherë në top-formë dhe e pushtetshme. Të gjitha këto janë tipare të personalitetit, që Victoria Beckham i portretizon përmes stilit të saj unik. Është nëna e tre fëmijëve, ikonë mode, sipërmarrëse e një biznesi të fuqishëm në industrinë e modës, superstare e ish-Spice Girl dhe gruaja e një prej burrave më të bukur dhe futbollistët më të mirë në botë. Një femër e sofistikuar, një markë dhe një emër që nuk mund të përsëritet sa u përket artikujve femërorë (kryesisht funde dhe fustane).
Fustanet – Victoria pëlqen fustanet e shkurtër
Pantallonat – Shpesh te Victoria shihen pantallonat e gjera
Xhinse – Kur është fjala për pantallona, xhinset e ngushta janë ato që preferon më shumë Victoria
Çantat e mëdha – Emra dhe marka luksoze janë ato që preferon më së shumti të mbajë në krah Victoria
Ngjyrat
Victoria, vesh kryesisht të zezën dhe grinë. Megjithatë, herë pas here, ajo vesh edhe ngjyra të tjera si jeshile, të verdhë, blu, të kuqe, vjollce, por edhe rozë. Kur zgjedh njërën nga këto, është ngjyra e vetme që vesh, pa e kombinuar me asgjë tjetër, përveç këpucëve. Shumë rrallë ndodh që Victoria të përziejë ngjyra të pazakonta, por edhe kur kjo ndodh, kombinimi është shumë elegant.
Për të qenë brenda nuancave të saj, ki parasysh:
▪ Lërë të zezën dhe grinë të dominojë gardërobën tënde
▪ Shoqëroje veshjen me aksesorë në ngjyrë të artë
▪ Nëse do të përziesh ngjyrat, mendo si Victoria: më pak është më shumë
▪ Kombino këpucët me pjesën tjetër të veshjes
Këmbët
Ah, kur është fjala për të nxjerrë në pah këmbët, veshjet e Victoria-s janë të ngushta, shumë të ngushta. Ajo vdes të tregojë të gjitha “armët” e saj super të holla, duke përfshirë edhe këmbët. Kështu, fundet dhe fustanet i ka gjithmonë të shtrënguara pas trupit:
▪ funde të ngushtë (të zinj ose gri) poshtë gjurit (por edhe të ndritshme apo me printe për pranverë)
▪ syze dielli të mëdha
▪ xhaketa të shkurtra
▪ fustane të shtrënguar po ashtu poshtë gjurit
▪ rripa të gjerë, por shumë të shtrënguar për të theksuar belin
▪ bluza të futura në pantallona ose funde
Takat dhe të sheshtat
Për aq kohë sa e njohim Victoria-n, ajo vesh vetëm taka. Gjithmonë kur është pyetur, thotë se i urren të sheshtat dhe i adhuron takat, dhe kjo është e kuptueshme për sa kohë ajo rrallë shihet me të sheshta. Por megjithatë, ajo ka shumë këpucë të sheshta dhe balerina. Çfarë ndodh në këtë kohë? Sa herë që ajo vesh të sheshta, duket vërtet shumë femërore, sepse di ta mbajë gjithmonë drejt trupin edhe me të sheshta. Ajo vesh të sheshta, por duket sikur është mbi taka. Edhe atëherë duket mjaft e sigurt!
Stili i rastësishëm
Në fakt, plotësisht e veshur rastësisht, thuajse nuk është kurrë, shkruan revistaclass. Po të shohësh me kujdes foton, ka elemente klasike brenda (xhaketa, takat). Kur vishet rastësishëm, është në të njëjtën kohë klasike, moderne, seksi dhe femërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Dhimbje gjoksi për shkak të ciklit? Çfarë duhet të bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja