TË TJERËT VDIQËN NGA FRIKA
Rrëfenjë anonime arabe
Përktheu: Bajram Karabolli
Një mbret arab, duke kaluar nëpër shkretëtirë, papritur, takohet me kolerën e cila po ikte me shumë nxit. Mbreti, i çuditur që e gjeti aty, e pyet.
- Pa ndalu pak, o kolerë, dhe më thuaj ku shkon me kaq nxitim?
- Po shkoj në Bagdad - i përgjigjet kolera. - Mendoj të marrë me vete nja pesë mijë jetë njerëzish.
Pas disa ditësh, mbreti e takon sërish kolerën në shkretëtirë dhe gjithë zemërim i thotë:
- Më gënjeve. Më the se do të merrje pesë mijë jetë njerëzish, por në Bagdad vdiqën njëzet mijë nga kolera.
- Jo - ia kthen kolera - nuk të kam gënjyer. - Unë vetëm pesë mijë mora, të tjerët vdiqën nga frika.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























