Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” ka thënë se Evropa ka për detyrë të mbrojë pakicat e saj nga racizmi dhe diskriminimi dhe të promovojë diversitetin si një dhuratë të mrekullueshme që e bën Evropën.
Në një njoftim për media VoRAE bëhet e ditur se në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian nisi Kornizën e re strategjike të Romëve të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje nga vitet 2020-2030 ’
Lexoni të plotë njoftimin:
Në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian sapo nisi kornizën e re strategjike të Romëve të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje nga vitet 2020-2030 ’. Kjo kornizë është një dokument që bazohet në përvojat e mëparshme të kornizës së BE për strategjitë kombëtare të integrimit të Romëve deri në vitin 2020.
Për më tepër, ai është ndërtuar në përputhshmëri me prioritetin kryesorë të Komisionit për të ndërtuar një Union të barazisë.
Kur shikoni dokumentin, ndryshimi i parë që vëreni është se korniza e re kalon nga qasja e ‘integrimit’ në atë të ‘barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes’.
I jep vëmendje faktit se gjendja e vështirë e romëve mund të adresohet vetëm nëse fenomeni i diskriminimit dhe antigjipsizmit, i cili gjithsesi është një faktor kryesor strukturor i përjashtimit, i cili duhet të luftohet së bashku me perspektivat socio-ekonomike.
Për herë të parë Komisioni propozon objektiva kuantitative për të monitoruar arritjet, pasi kësaj radhe masës së përgjithshme të progresit i jepet një rëndësi e veçantë.
Në këtë drejtim p.sh, Komisioni përcakton synime të tilla si: ulja e proporcionit të Romëve me përvojë diskriminimi të paktën për gjysmë; ulja e përqindjes së popullsisë së përgjithshme që ndihen të pa kënaqur për të pasur fqinjët romë të paktën në një të tretën; ulja e hendekut të varfërisë midis romëve dhe popullsisë së përgjithshme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut në pjesëmarrje në arsimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të punësimit të paktën për gjysmë; ulja e hendekut gjinor të punësimit për romët të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të jetëgjatësisë së paku për gjysmë; ulja e mbipopullimit në njëjsinë e banimit të paktën për gjysmë; etj.
Përmbushja e objektivave të kësaj kornize strategjike kërkon veprim si në nivelin e BE-së ashtu edhe në atë kombëtar. Kjo qasje plotësuese është mënyra e vetme për të nxitur një ndryshim në terren.
Ndërsa, situata e romëve ndryshon në të gjitha vendet, ekziston nevoja për të rritur angazhimin dhe llogaridhënien në nivelin kombëtar për të sjellë një ndryshim real në jetën e përditshme të romëve.
Kjo kornizë fton Shtetet Anëtare të zhvillojnë, miratojnë dhe zbatojnë dokumente strategjike kombëtare rome, që të përfundojnë zhvillimin e këtyre kornizave kombëtare deri në Shtator 2021.
Kosova si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor përfaqëson një përparësi gjeostrategjike për BE-në andaj Komisioni bënë thirrje për përafrimin me politikat e BE-së, kështu Qeveria e Kosovës iu përgjigj kësaj pritjeje në përputhje me vullnetin e saj dhe me kornizën e BE-së për Strategjitë e integrimit të romëve deri në vitin 2020.
Në dokumentin e kornizës së re të BE-së për Romët, Bashkimi Evropian angazhohet të vazhdojë mbështetjen për reformat dhe përafrimet me kërkesat e BE-së në nivele rajonale dhe kombëtare përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit 2021-2027 – pasi që të miratohet.
Plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor identifikon fushat prioritare të investimeve për të rritur konvergjencën, rritjen dhe konkurrencën në rajon, veçanërisht në mbështetje të grupeve të margjinalizuara dhe pakicave, me theks të veçantë komunitetet (Romë, Ashkali dhe Egjiptian) në Kosovë.
Fonde shtesë të BE-së, në lidhje me rimëkëmbjen nga COVID-19 ose masa të tjera mbështetëse të marrëdhënieve të jashtë me, të tilla si: Instrumentin për zhvillim dhe bashkëpunim fqinjësor (NDICI), për mobilizimin dhe promovimin e përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve në Kosovë.
Ndërsa duhet të mirëpresim kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje, sfida kryesore vazhdon të jetë mungesa e vullnetit politik të qeverive kombëtare. Z. Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian tha se: “BE-ja duhet të bëjë më shumë për të siguruar përfshirjen sociale të romëve.
Për shumë vite, politikat në lidhje me romët nuk ishin të detyrueshme dhe kjo duhet të ndryshojë. Ne i bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së të njohin zyrtarisht anti-gjipsizmin, i cili është shkaku kryesor i përjashtimit shoqëror të romëve dhe të marrin masa legjislative për ta luftuar atë”.
Në këtë drejtim, më 17 shtator 2020, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë mbi Zbatimin e Strategjive Kombëtare të Integrimit të Romëve: luftimin e qëndrimeve negative ndaj njerëzve me prejardhje rome në Evropë dhe brenda këtij dokumenti i bëri thirrje Komisionit të paraqesë një propozim legjislativ të përqendruar në luftën kundër antigjipsizmit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe shëndetit të romëve.
Komisioni Evropian dhe Qeveritë Kombëtare duhet të gjejnë një mënyrë për ta bërë zbatimin e masave të detyrueshme si një nga parakushtet për sukses.
Por le të shpresojmë gjithashtu për solidaritet e do të punojmë së bashku dhe se do ta kuptojmë njëri-tjetrin, në mënyrë që të mund të bëjmë progres të vërtetë deri në vitin 2030 për të sjellë një Evropë në të cilën individët dhe komunitetet (Rom, Ashkali dhe Egjiptian) në Kosovë, të kenë mundësi të barabarta në të gjitha sferat e jetës, të përfitojnë nga përfshirja socio-ekonomike dhe marrin pjesë në mënyrë të barabartë në shoqëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij