LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat në ahengje, Policia konfiskon armë

Të shtënat në ahengje, Policia konfiskon armë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë të premtes ka konfiskuar disa armë që janë përdorur në ahengje të ndryshme në tërë Kosovën.

Një rast ka ndodhur në fshatin Metehi të Podujevës ku sipas Policisë pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në një aheng , njësitë relevante dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka dorëzuar vullnetarisht armën e tipit Ekoll special, një fishek dhe një karikator te cilat janë konfiskuar.


Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Bllagajë në Pejë ku Policia ka arrestuar e më pas liruar të dyshuarin pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me  katër fishek dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Skenderaj ku një person është ankuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng (dasmë).

Njësitë relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në trotuar kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja ne Cal. 9 mm (të armës me gaz).

Njësiti policor duke kontrolluar përreth lokacionit kanë gjetur armën e dyshimtë në një vend me bërllok, në një qese plastike e mbushur me mbeturina. Revolja me Gass – BLOwTR-92 e Cal: 9 mm, 15-13-11090 është konfiskuar nga policia. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është nën hetime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori