Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar në Britani të Madhe, pasi një grua u vra dhe dy burra u plagosën nga të shtënat që ndodhën në veriperëndim të Londrës.

Policia metropolitane njoftoi se ishin telefonuar për të shtëna rreth orës 21:15 të shtunën mbrëma, në rrugën Gifford në Harlesden, transmeton Telegrafi.


2 39

Gruaja besohet të jetë në të 40-at që u gjet e plagosur, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar – ajo u shpallë në vendin ku është kryer krimi.

3 29

Që të dy burrat në të 30-at, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga sulmi me armë. Njëri prej tyre mbetet në gjendje të rënë, kurse tjetri është rikuperuar.

43

Rrugët mbeten të mbyllura në afërsi të skenës së krimit, e deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/