LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Kolorado, gjashtë gjimnazistë përfundojnë në spital – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna në Kolorado, gjashtë gjimnazistë përfundojnë në spital – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë gjimnazistë janë në spital pasi u qëlluan me armë në një park pranë shkollës së tyre në Kolorado, tha policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë të gjithë të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën, tha shefi i policisë së Aurora, Vanessa Wilson në një konferencë shtypi.


Nxënësit, të cilët të gjithë ndjekin shkollën e mesme Aurora Central, janë të moshës 14 deri në 18 vjeç, tha policia e Aurora.

Besohet se ka “shumë” të dyshuar që janë të gjithë të lirë pas të shtënave.

Të shtënat dukej se erdhën nga një makinë në lëvizje, tha Wilson, duke shtuar se njerëzit mund të kenë ikur gjithashtu në këmbë.

Prindërit e të gjithë të plagosurve janë njoftuar, tha Wilson.

Wilson u kërkoi banorëve në zonë që t’u dërgojnë autoriteteve pamjet e kamerave të vëzhgimit në shtëpitë e tyre për të ndihmuar policinë me hetimin. /Telegrafi/