Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të marte në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit ndërsa i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares.


Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Sakaq, informacione të pakonfirmuara sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga personat që kanë qëlluar me armë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 10:40 të datës 11.05.2025 në afërsi të stadiumit në Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

.